KE edhe 170 pyetje të reja Shqipërisë plus 700 kërkesa
TIRANE-Në kuadër të integrimit europian, Komisioni Europian i shton edhe 170 pyetje te reja Pyetsorit për Shqipërinë. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, deklaroi sot se Komisioni Evropian nuk ka kthyer mbrapsht pyetje për Shqipërinë, teksa ka theksuar se janë 170 pyetje të reja që Shqipërisë do t’i duhet t’u japë përgjigje.
Shefja e integrimit ka sqaruar gjtihashtu se Komisioni Europian i ka drejtuar qeverisë shqiptare rreth 700 kërkesa për informacione shtesë që lidhen me Pyetësorin e KE-së, të cilat duhet të përmbushen nga pala shqiptare brenda datës 10 qershor, bëri të ditur sot për mediat ministrja e Integrimit Europian, Majlinda Bregu.
"Kërkesat nga KE, që kanë mbërritur para tre ditësh, në total numërohen në rreth 700. Ato kërkojnë informacion shtesë më të detajuar, plus disa pyetje të identifikuara si të reja, që janë rreth 170, dhe që lidhen me zhvillimet e fundit politike në vend", tha Bregu.
Në këtë kuadër, ministrja Bregu informoi se KE kërkon sqarime përsa i takon vendimeve të Gjykatës Kushtetuese lidhur me objektin e hetimit të komisioneve hetimore parlamentare, po ashtu, kërkohet informacion për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, kërkohet Kodi Penal shqiptar në gjuhën angleze, informacion për Komisionerin Antidiskriminim, për ndarjen e detyrimeve në zyrën e agjencisë së prokurimit publik etj.
Ministrja Bregu tha se pala shqiptare priste nga zyrtarët europianë kërkesa për informacion shtesë, gjë që sipas saj, është vlerësim i një ritmi konstant të marrëdhënieve Shqipëri-BE.
"Informacioni shtesë është një element i vlerësimit që ky proces të mos ngecet dhe në fakt procesi po ecën. Përgatitja e Opinionit nga KE, për t'iu drejtuar më pas Këshillit të Ministrave të BE-së, po procedon dhe kjo do të thotë që dosja shqiptare nuk është një dosje e mbyllur, e harruar për t'u shqyrtuar më vonë. Besoj se kjo është e gjithë simbolika e kësaj marrëdhënie konstante europiane", theksoi në prononcimin e saj ministrja e Integrimit.
Pyetësori që KE-së i ka dorëzuar Shqipërisë është një praktikë normale që ky organizëm i dërgon çdo vendi që aplikon për statusin e vendit kandidat për në BE.
Ky dokument i rëndësishëm qe përmban 2284 pyetje, të ndarë në 35 kapituj iu dorëzua qeverisë shqiptare më 16 dhjetor 2009 nga Ambasadori i Delegacionit të KE-së në Tiranë, Helmuth Lohan, një muaj pas vendimit të 27 vendeve të BE-së për marrjen në shqyrtim të kërkesës së palës shqiptare.
Përgjigjet e Pyetësorit të Komisionit Europian që u dërguan me 14 Prill në Bruksel nga qeveria shqiptare përbëjnë bazën për vlerësimin e Shqipërisë në marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.
(d.b/BalkanWeb)