E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tajlandë, këmishkuqtë pranë kompromisit me qeverinë



Bilanci i vitkimave në tailandë ka arritur në 37 të vdekur e 300 të plagosur , brenda 4 ditësh, si pasojë e përleshjeve të dhunshme ndërmjët këmishave të kuqe ose protestuesve antiqeveritarë dhe forcave policore dhe ustharake tailandeze. Por duket se kjo situatë ka patur ndryshime pasi njëri nga liderët e "këmishëve të kuqe", Nattauut Saikua ka pranuar se do të marrë pjesë në bisedimet me qeverinë. Në një konferencë për shtyp ai ka deklaruar se vendimi është marrë për shmangien e viktimave të tjera. Ditën e djeshme manifestuesit vazhduan të qëndronin në kampin e tyre në qendër të Bangkokut, duke sfiduar ultimatumin e qeverisë për largim. Një nga liderët e këmishkuqve, i telefonoi sekretarit të përgjithshëm të kryeministrit për t'i kërkuar "armëpushim". Korbsak Sabhavasu garantoi se ushtarët nuk do të qëllojnë ndaj këmishave të kuqe nëse këto të fundit do të largohen nga kreyqendra tregtare e Bankokut, e okupuar prej më shumë se dy muajsh nga manifestuesit. Zyrtari tailandez thotë se lëvizja opozitare e Këmishave të Kuqe ka propozuar një armëpushim me qeverinë për t'u dhënë fund pesë ditë protestash vdekjeprurëse në rrugët e Bangkokut mes forcave të sigurisë dhe demonstruesve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›