E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Emri", ende asnjë datë për takimin e ri


Ende nuk është caktuar një datë për takimin e ri të ndërmjetësit të OKB-së Metju Nimic dhe negociatorëve grekë e maqedonas për çështjen e emrit.

Zyra e shtypit pranë Pallatit të Qelqtë ka bërë të ditur se ndërmjetësi është në kontakt të vazhdueshëm me Shkupin dhe Athinën zyrtare, por ende nuk ka caktuar një datë për takim.

Reagimi i OKB-së erdhi pas publikimit të disa lajmeve në mediat ballkanase, se brenda qershorit Nimiç do të dalë me një propozim të ri për zgjidhjen e kontekstit të emrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›