KE i cel driten jeshile Shqiperise gati negociatat per statusin e kandidatit

E enjte 6 janar 2011 NOA-Komisioni Evropian ne fund te muajit pritet te nis pune me qeverine Shqiptare per plotesimin e kushteve per te marre statusin e kandidatit.
Sipas perfaqesuesve diplomatik te ketij komisioni behet me dije se fundi i ketij muaji shenon fillimin e punes me delegacionet dypaleshe mes qeverise dhe perfaqesuesve te Komisionit Evropian.
I derguari me pune i delegacionit te Komisionit Evropian ne Shqiperi Luigi Brusa nuk i ka ndaluar thirrjet ndaj qeverise shqiptare per plotesimin e kushteve qe do te benin te mundur marrjen e statusit kandidat nga ana e Shqiperise ne fundin e ketij viti.
Keto deklarata behen jozyrtarisht per mediat deri ne momentin qe ky komision do te dale zyrtarisht me nje vendim perfundimtar.
Nderkaq sipas ketij komisioni kushti me i rendesishem qe Shqiperia duhet te plotesoje per marrjen e statusit kete vit pas refuzimit te vitit te kaluar eshte pikerisht zgjidhja e ngercit politik ne vend ndersa nje tjeter kusht eshte edhe bashkepunim i ngushte mes te gjitha pushteteve ne vend.
Rreth 12 jane kushtet per te cilat Shqiperia duhet te punoje qe te plotesohen.
a.y/NOA