Meksikë/ Tëtë të vrarë, mes tyre një polic nga një shkëmbim zjarri
Shtatë persona të armatosur dhe një anëtar i forcave policore, u vranë gjatë një shkëmbimi zjarri në një qytet meksikan , pranë kufirit amerikan, duke u përpjekur për të liruar dy persona të rrëmbyer. Lajmi është bërë i ditur nga policia meksikane. Shkëmbimi me armë zjarri filloi në një qendër tregtare në Torreon, një qytet me rreth 500.000 njerëz, dhe më pas vijoi në një zonë pranë një autostrade aty pranë. Policia shkoi në qendrën tregtare për të investiguar për një pengmarrje, pasi kishte marrë informacione për rrëmbime, por u prit me armë zjarri. Policia beson se karteli i pamëshirshëm që njihet me emrin karteli i gjirit, dhe mbështetësit e tij, Zeta-s , ishin autorë të rrëmbimeve dhe sulmit. Ndërkaq tre policë, dy persona të rrëmbyer, dhe një person i armatosur u plagosën në këtë ngjarje, që u zhvillua kryesisht në autostradë, pasi policët filluan të ndiqnin të dyshuarit. Pengjet u liruan dhe gjendja e tyre është e qëndrueshme, raporton policia. Në fundjavë, të paktën dy të rritur dhe 13 adoleshentë u vranë gjatë një feste ditëlindjeje në Ciudad Juarez. Gjithashtu ushtria tha se të dielën u vranë 15 persona të tjerë u vranë të dielën, edhe pse disa media meksikane thonë se ky bilanc mund te flasë për 18 vitkima. Meksika është rruga kryesore e tranzitit për në SHBA, për kokainën që vjen nga Amerika e Jugut dhe një nga prodhueset më të mëdha të heroinës dhe marijuanës.