E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia gjermane do të rritet për 3 për qind

Berlin, 20 gusht – Ekonomi gjermane është në rrugë të mirë që gjatë këtij viti të shënojë rritje prej 3 %, pas një rimëkëmbje të shpejtë në tremujorin e dytë.

Banka Qendrore e Gjermanisë, Bundesbank, ka parashikuar më parë se ekonomia gjermane, më e madhja në Evropë, në vitin 2010 do të rritet për 1.9 %, njoftojnë agjencitë e lajmeve.

Banka njoftoi se gjendja ekonomike, në të cilën gjendet Gjermania, vazhdon të jetë favorizuese dhe se “trendi pozitiv duhet të vazhdojë edhe në pjesën e dytë të këtij viti, megjithëse është ende i pranishëm rreziku nga zhvillimi i ngjarjeve në tregjet financiare ndërkombëtare”.

Rritja e fortë e eksportit ka rezultuar në rritjen ekonomike të Gjermanisë gjatë tremujorit të dytë prej 2.2 %, që ka ndikuar në rritjen e papritur të 16 vendeve të eurozonës prej 1 % në periudhën e njëjtë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›