E Diel, 1 Nëntor 2026

KE kërkon zgjedhje të qetë në Maqedoni

Bruksel -Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka kërkuar nga qeveria e Maqedonisë dhe partitë politike atje, që të angazhohen për zgjedhje të qeta dhe të lira. KE-ja theksoi se do të dërgonte një mision vëzhgues gjatë kohës së zgjedhjeve vendore dhe presidenciale. Kryetarja e Këshillit të Evropës (KE), Lui Maria de Puç shpreson se kësaj here nuk do të përsëriten parregullsitë të cilat kanë qenë prezentë në zgjedhjet e kaluara parlamentare. Ajo ka shprehur besimin se zgjedhjet presidenciale dhe vendore do të zhvillohen në bazë të normave dhe standardeve të Këshillit të Evropës.

Kreu i KE-së gjithashtu ka kërkuar që partitë politike dhe qeveritarët që janë përgjegjës të angazhohen që zgjedhjet të jenë të lira dhe një festë e vërtetë. Sekretari i Gjeneral i Këshillit të Evropës, Teri Dejvis duke folur për zgjedhjet i ka krahasuar ato me sportin.

“Në politik është sikur në futboll. Në politik gjithmonë duhet të luhet me topin dhe asnjëherë nuk duhet të godasësh kundërshtarin”, ka theksuar Dejvis, duke shtuar se është me rëndësi mënyra se si sillen liderët e partive politike gjatë fushatës zgjedhore. Ai ka thënë se incidentet të cilat kanë ndodhur në zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoni kanë dëmtuar imazhin e vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›