E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blair: Hamasi të përfshihet në procesin paqësor

Londer - I ngarkuari i posaçëm i kuartetit ndërkombëtar për Lindjen e Mesme, ish - kryeministri britanik Tony Blair, ka paralajmëruar mundësinë e pjesëmarrjes me kushte të Hamasit radikal në procesin paqësor. Është me rëndësi përfshirja e Hamasit, deklaroi Blair në një intervistë për gazetën "Times". Mirëpo kjo organizatë duhet të jetë e gatshme t'i plotësojë disa kushte. Nuk duhet të dëmtohen ata palestinezë të cilët angazhohen për një rrugë më të moderuar. SHBA dhe BE kanë refuzuar deri tani bisedimet me Hamasit në mënyë strikte, duke e quajtur atë si një organizatë terroriste.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›