KE këshillë Greqisë: Merrni masa që ta ulni defiçitin në nivelin 4 %

Bruksel, 16 shkurt, NOA - Këshilli i
Ministrave të Financës të Eurozonës (Eurogroup), gjatë mbledhjes së tij të fundit të organizuar
për diskutimin e gjendjes akute të krizës ekonomike në Greqi, ka dalë me
përfundimin se do ti kërkojë këtij shteti masa shtesë pas materializimit të
objektivit për uljen e deficitit buxhetor në 4 për qind. Për Greqinë do të ketë masa shtesë, për të
ndihmuar ekonominë e saj të rimëkëmbet pas kolapsit financiar, por më parë
duhet materializuar objektivi i uljes së deficitit në masën e 4 përqindëshit
brenda këtij viti, deklaroi Jean Claude Juncker, kryetar i Eurogroup lidhur me
një fakt të tillë.
Sipas tij, një njohje paraprake me situatën do të kryhet më datë 6 mars.
Do të shihen gjithashtu edhe ndikimet e krizës greke në ekonomitë e vendeve të zonës Euro, u shpreh Juncker më pas.
Kohët e fundit, Bashkimi Evropian është shprehur shumë i shqetësuar lidhur me ndikimet e mundshme sipas tij të efekteve të krizës greke në Eurozonë.
n.e/NOA