E Diel, 1 Nëntor 2026

Energjia, qytetarët tani do paguajnë më tepër

Konsumatorët e energjisë detyrohen të paguajnë më tepër për muajin janar duke qenë se ka hyrë në fuqi pagesa me çmimin e ri. Miratimi i rritjes së çmimit ka rënduar më tepër qytetarët e thjeshtë.
Ata shprehen se tashmë janë të detyruar që të paguajnë 10 deri në 12 mijë lekë më tepër. Një tjetër problem sipas tyre është dhe mosshpërndarja e faturave në kohë.
Kërkesa për rritjen e energjisë erdhi menjëherë pas privatizimit të OSSH prej kompanisë çeke CEZ. ERE miratoi këtë rritje të energjisë që tashmë po i kushton më tepër shpenzime xhepit të qytetarëve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›