BE: Greqia të marrë masat e duhura

Bashkimi Evropian i ka bërë një tjetër apel Greqisë, për të marrë masa për krizën financiare në të cilën ndodhet.
Komisioneri i ri për çështjet Ekonomike, Olli Rehn ka deklaruar se Athina duhet të ndërmarrë në kohë masa shtesë për të arritur objektivin e reduktimit të deficitit me 4 përqind në vitin 2010.
Rehn bëri thirrje që agjencia e statistikave Eurostat të ketë më shumë kompetenca për t'i kontrolluar buxhetet e vendeve anëtare.
Oli Rehn paralajmëroi se "rreziqet materializohen" pasi Greqia vjet raportoi deficit publik prej afro 13 % dhe borxhin e përgjithshëm prej 113 %, krahasuar me normat evropiane prej 3 % respektivisht 60 %.
Problemet financiare të Greqisë e goditën vlerën e euros dhe i rritën shqetësimet rreth stabilitetit të disa nga 15 vendet tjera që e përdorin euron.
Rehn tha se dhënia e kompetencave më të mëdha Eurostatit do ta "përforconte kapacitetin e BE-së që t'i përballojë të raportimet e pasakta statistikore".