E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE mision vëzhgues në Prishtinë

PRISHTINE-Një mision vlerësues nga Komisioni Evropian pritet të vizitojë Kosovën,  për vlerësimin e arritjeve në drejtim të procesit të ri-integrimit.

Paralajmërimi u bë nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në takimin e sotëm  të kryesuar nga Ministria e Integrimit Europian për Procesin e liberalizimit të vizave, ri-integrimi i personave të riatdhesuar. Ne takim marrin pjesë ministra të përfshirë në këtë proces, kryetarët e komunave, si dhe përfaqësues të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian.

Kryeministri ritheksoi kërkesën për pjesëmarrje aktive në këtë proces sa më seriozisht që të jetë e mundur, që të sigurohet implementimi i të gjitha konkluzioneve që dalin nga takimi, i cili organizohet si pjesë e mobilizimit të përgjithshëm për arritjet dhe sfidat në këtë fushë.

Për t’i paraprirë misionit vlerësues, tha kryeministri Thaçi, "qeveria ka vendosur të hartojë një raport të hollësishëm për përmbushjen e Planit të Veprimit për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar si dhe kërkesave të tjera që dalin nga raportet e misioneve vlerësuese të Komisionit Evropian”.

"Rezultati që pritet nga ne është që të sigurohet qasje më e lehtësuar të gjithë të riatdhesuarve në shërbimet që janë në disponim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës", tha kryeministri kosovar.
(s.g/atsh/balkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›