Gjermania: Serbia pa njohur Kosovën s’ka BE
GJERMANI- Në fund të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbisë i duhet patjetër ta pranojë Kosovën, në të kundërtën Gjermania do të votojë kundër anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.
Mediat serbe bëjnë me dije se se përfaqësues së parlamentit gjerman kanë deklaruar se kushti për pranimin e Kosovës nuk do të pengojë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë në BE, mirëpo anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian nuk do të përkrahet nëse Serbia nuk e njeh Kosovën.
Ndërkohë që bëhet me dije se se parlamentarët gjerman do të kërkojnë që përvec njohjes së Kosovës, Serbia të përkujdeset që Kosova të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara dhe në organizatat tjera ndërkombëtare.
Parlamentarët gjermanë shtuan se bisedimet Prishtinë-Beograd duhet të vazhdojnë dhe se në fund të tyre duhet të pasojë njohja e Kosovës nga Serbia, nëse jo de jure tani, de facto kur të përfundojnë bisedimet e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të cilat pritet të fillojnë në fund të këtij viti.
(e.m/tg/BalkanWeb)