E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi: Kush ka fakte për vjedhje, t’i drejtohet gjykatave

PRISHTINË- Qeveria e Kosovës duke reaguar ndaj protestës të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se protestat janë legjitime dhe se ekzekutivi nuk i ndalon gjërat e tilla, por kërkon të mos ketë fyerje.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se ata që kanë fakte për vjedhje, t’i drejtohen gjykatave.

Ndërsa sa i përket marrëveshjeve të mundshme nga bisedimet me Serbinë, Kuçi nuk ka preferuar të japë ndonjë koment lidhur me akuza e Vetëvendosjes duke nënvizuar se ai nuk e di nëse ka marrëveshje.
(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›