Thaci: Do ndërtojmë autostradën me Maqedoninë
PRISHTINË- Kosova nis ndërtimin e një autostrade të re. Ok-i për nisjen e procedurave është dhënë sot në mbledhjen e qeverisë së Kosovës. Kryeministri Thaci dhe kabineti i tij kanë marrë vendimin që të fillojnë procedurat për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, në drejtim të Maqedonisë.
Ndërsa, për autostradën në ndërtim Vermicë – Merdar, në vazhdim të Rrugës së Kombit të përfunduar në Shqipëri, kryeministri Thaçi tha se, është duke u punuar me një dinamikë të shpejtuar dhe 38 kilometrat e parë do të përurohen në tetor të këtij viti.
Qeveria ka miratuar edhe Projektligjin për Arsimin e Lartë dhe Projektligjin për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës, si dhe disa vendime të tjera.
(m.a/BalkanWeb)