E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjakovë, zhvarrosen 5 kufoma, dyshohen si viktima lufte

GJAKOVË- Ekspertë mjeko-ligjor të EULEX kanë zhvarrosur nga varrezat e Gjakovës kufomat e pesë personave. Individët e zhvarrosur dyshohet të kenë qenë viktima të luftës në Kosovë.

Pas dëshmive të banorëve vendas që kanë deklaruar se në varrezat e Gjakovës është gjetur kufoma e një individi një ekspert i mjekësisë ligjore i EULEX-i nisi punënë për të kryer zhvarrosjen e kufomës dhe për të kryer një vlerësim më të gjerë.

Sipas ekspertit Alan Robinson ky është një shembull i mirë i pjesëmarrjes së shoqërisë civile në kërkimin e të pagjeturve.

“Ata po hapnin një varr kur i gjeten këto kufoma, dhe në bazë të informacionit që ata na dhanë ne ishim në gjendje ta kryejmë këtë operacion i cili rezultoi me zhvarrosjen e pesë individëve”,-tha Robinson duke theksuar rëndësinë që ka informacioni i besueshëm për gjetjen e pagjeturve.

Mbetjet mortore janë dërguar në Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë në mënyrë që të fillohet procesi i identifikimit i cili do të kryhet nga ekspertë të EULEX-it duke kombinuar analizat e ADN-së dhe ato antropologjike.
(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›