E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godelli vetem medalje bronxi

Edhe pse cilësohet thjesht si një konkurrim ma shumë pretendime dhe më tepër si provë përpara Lojërave Olimpike “Londër 2012”, skuadra e meshkujve të Kombëtares shqiptare ka provuar gjithçka në Kampionatin Europian të Antalias, por në fund është kënaqur vetëm me një medalje bronzi të Daniel Godellit.
Peshëngritësi elbasanas u rendit i treti në konkurrimin e peshës deri në 69 kilogramë në stilin e shkëputjes, duke ngritur 145 kg në provën e dytë, ndërsa zhgënjeu në provën e tretë më një kilogram më tepër, ku kërkoi të paktën medaljen e argjendit. Në fakt, në vendin e dytë u pozicionua francezi Bernardin King Matam, që ngriti të njëjtën peshë, por ishte 260 gramë më i lehtë sipas peshës trupore.
Prej peshës trupore Godelli u rendit përpara peshëngritësit tjetër kuqezi, Briken Calja, edhe me këtë të dytin që e mbylli garën në shkëputje me 145 kilogramë.
Ndërkohë, të dy peshëngritësit shqiptarë kanë zhgënjyer në stilin e shtytjes. Calja e mbylli konkurrimin me 170 kg, ndërsa ka dështuar në dy prova me 175 dhe 177 kg, duke u renditur i teti më shtytje dhe i gjashti në dygarësh me 315 kg të ngritura në total.
Në anën tjetër Godelli nuk arriti të klasifikohet në dygarësh, pasi i dështoi të treja provat në shtytje ku fillimisht provoi 170 kg e më pas dështoi edhe në tentativat me 175 e 177 kg në shtangë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›