E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama, bojkoton pa prova per manipulim zgjedhor

Nga Brukseli vijne mesazhet se bojkoti i Parlamentit, nuk eshte menyra evropiane e zgjidhjes se ceshtjeve politike, por vetem nepermjet institucioneve demokratike. Gjate relativit ne Bruksel ne konferencen me teme "Shqiperia drejt Bashkimit Evropian, nje rruge mbi meriten", kryeministri Sali Berisha, duke vleresuar zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, si me te mirat te zhvilluara ndonjehere dhe tha se pavaresisht ketij fakti kreu i opozites, Edi Rama, ka vendosur te bojkotoje Parlamentin. "Rezultati i zgjedhjeve, u certifikua 7 me 0 nga te gjithe anetaret e KQZ-se. Pavaresisht kesaj, kryetari i opozites ka vendosur te bojkotoje Parlamentin. Ai ka thene se ka dokumente per t'ia paraqitur nderkombetareve, por OSBE/ODIHR ka deklaruar se nuk ka asnje prove per manipulim", tha kreu i qeverise Berisha. Sipas tij, qeveria qe ai drejton eshte e angazhuar te trajtoje te gjithe problematiken e zgjedhjeve, pervec vendimeve te gjykatave. "Ajo cfare ne u sugjerojme, eshte qe nese ju keni prova dergojini ne prokurori. Ne nuk mund te bejme rolin e prokurorit. Opozita hyri ne Parlament, por tani hyn e del", u ankua kryeministri. Perballe kesaj situate, kryetari i Delegacionit per Evropen Juglindore ne Parlamentin Evropian, Eduart Kukan, tha se rruga evropiane per te zgjidhur konfliktet dhe ceshtjet politike, eshte vetem permes institucioneve demokratike. "Bojkoti i Parlamentit nuk eshte menyra evropiane e zgjidhjes se ceshtjeve politike. Mendoj se mesazhi qe une dhashe, eshte mjaftueshem i qarte. Do te jete vertet me interes per Shqiperine, qe e gjithe politika te kryhet me pergjegjesi",- theksoi ai.
Kryeministri, zgjedhjet e 28 qershorit me te mirat
Ne konferencen e Parlamentit Evropian per Shqiperine, kryeministri Sali Berisha u ndal jo pak, ne procesin e realizimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit ne Shqiperi. Sipas tij, me 28 qershor 2009, Shqiperia pati zgjedhjet e pergjithshme parlamentare, te cilat u zhvilluan pas vendosjes se sistemit dixhital te Regjistrit te Gjendjes Civile, duke dixhitalizuar 14 mije regjistra te kesaj zyre, prodhimit te listave elektronike te votuesve dhe te kartave te identitetit elektronike te te gjithe votuesve. Nderkohe qe shtoi se bashke me opoziten, u votuan te gjitha propozimet e saj per sistemin zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›