E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE teston në 28 shtator zgjedhjet

Më 28 shtator Shqipëria do t'i nënshtrohet provimit për zgjedhjet e 28 qershorit të vendit tonë. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Eeuropës do të testojë ecurinë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të kuvendit. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Këshillit të Europës. Raportuese mbi këtë cxështje është caktuar, kryetarja e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të KE-së, Korien Jonker e cila ka qenë pjesë e vëzhguesve në Shqipëri. Ky testim ka një rëndësi të madhe për faktin se pritet të jepet nota e cila do të ndikojë në proceset integruese të Shqipërisë. Kjo për faktin se Shqipëria ka paraqitur aplikimin për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Ky testim do të ketë një ndikim të madh edhe për faktin se Shqipëria pretendon të përfitojë nga liberelizimi i vizave brenda vitit 2010. Ndërkohë zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme ka qenë kusht i domosdoshëm i komunitetit ndërkombëtar duke e lidhur me të gjithë fatet integruese të vendit. Përveç, KE-së zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të testohen edhe nga Asambleja Parlamentare e NATO-s në sesionin e vjeshtës. Për këtë çështje pritet të raportojë kryetari i delegacionit të asamblesë, Brus Xhorxh i cili ka ndjekur nga afër procesin e zgjedhjeve në vendin tonë. Brus Xhorxh gjatë publikimit të raportit paraprak të misionit të vëzhguesve ndërkombëtar ka qenë më i ashpër nga të gjithë përfaqësuesit e tjerë të komunitetit ndërkombëtar. Ndërsa vuri në dukje përmirësimin nga zgjedhjet e tjera, Xhorxh tha se duhet shumë punë akoma nga të gjithë forcat politike për të arritur standardet ndërkombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›