E Diel, 1 Nëntor 2026

KE vlerëson zgjedhjet në Shqipëri

Sipas këtij komisioni, Shqipëria ka probleme të tjera, që kanë të bëjnë  me korrupsionin, pavarësia e gjyqësorit si dhe ajo e institucioneve shtetërore.

 "Shqipëria ka bërë progres në reformat kyçe politike. Zgjedhjet e qershorit 2009 plotësuan pjesën më të madhe të standardeve ndërkombëtare, por më shumë përpjekje nevojiten ndaj parregullsive të vërejtura", thuhet në dokumentin e brendshëm te Komisionit Evropian, i cili paraqet çdo vit ecruinë e shteteve ballkanike. Ky dokument i drejtohet 27 vendeve anëtare të bllokut.

"Shqipëria duhet të bëjë progres, në veçanti ndaj shtetit ligjor sidomos për luftën ndaj korrupsionit, sikundër përsa i takon funksionimit të duhur të institucioneve shtetërore, e në mënyrë të posaçme për pavarësinë e gjyqësorit. Kapacitetet administrative kërkojnë përforcim të mëtejshëm", vlerëson Komisioni Evropian. Gjatë mesit të vitit 201, KE-ja do të paraqesë propozimin e tij për liberalizimin e vizave për Shqipërinë, gjithmonë nëse vendi ka përmbushur kushtet e vendosura.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›