E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhejms Belushi, imazhi i ri i EAGLE, koncert në Shesh

Marrëveshja u bë publike në një konference për shtyp të organizuar në ambientet e Hotel Sheraton Tirana ku morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile Ali Taskin, aktori dhe këngëtari James Belushi,  Zonja e Parë Teuta Topi.
 
Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile tha se bashkëpunimi me Xhejms  Belushin do të jetë padyshim mjaft i frytshëm, dhe e falënderoi atë për kontributin në promovimin e Eagle Mobile, kësaj marke shqiptare që mban dhe emrin e simbolit të Shqipërisë, shqiponjën. “Jemi shumë të kënaqur që të presim Xhejmsin në familjen e madhe të Eagle Mobile që shënon tashmë më se gjysmë milioni anëtarë” tha Taskin në fjalën e tij.

Ndërsa aktori Shqiptaro-Amerikan Xhejms Belushi u shpreh mjaft i kënaqur për nisjen e një bashkëpunimi të tillë me kompaninë Eagle Mobile. “Jam shumë i lumtur që do të bëj xhirime në shumë vise të bukura të Shqipërisë së mrekullueshme. Gjithashtu jam i lumtur që bashkëpunoj dhe mbështes këtë kompani të re dhe të fuqishme. Mendoj se Eagle po bën një punë të mirë edhe për përgjegjësinë sociale” tha Belushi.

BELUSHI, KONCERT NË SHESHIN “NËNË TEREZA” TË DIELËN NË MBRËMJE
Artdashësit dhe të pasionuarit ë muzikës do të kenë mundësi ta njohin ndryshe Xhejms Belushin. Ai do të zbresë në Sheshin “Nënë Tereza” të dielën në mbrëmje në orën 20.00 për të kënduar së bashku me ta. Belushi do të jetë i shoqëruar nga banda e tij dhe do të qëndrojë në skenë për më se 90 minuta. Ky koncert mbështetet nga Eagle Mobile si organizator dhe sponsor i përgjithshëm do të jetë i hapur për të gjithë artdashësit shqiptarë pa pagesë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›