E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuotash bosh në fakultete, shtyhen aplikimet

“Nuk ka deri tani asnjë datë të saktë se kur do të bëhet shpërndarja e formularit A3 nëpër Drejtoritë Arsimore. Kjo procedurë është shtyrë për më vonë dhe afatet do të bëhen publike nga Ministria e Arsimit”, tha për mediat drejtori i APRIAL,Frederik Shalësi. Pas mbylles së fazës së dytë të regjistrimeve, në të gjitha fakultetet regjistrohen 264 kuota të lira.

Në listën e fakulteteve që kanë ende vende të lira janë Juridiku dhe Mjekësia, me një numër të vogël kuotash, e ndjekur nga Ekonomiku me 10, Shkencat Sociale 14 dhe Historia-Filologjia me 17 vende bosh. Fakultetet më pak të zgjedhura nga maturantët janë Shkencat Natyrore dhe Gjuhët e Huaja, me përkatësisht 101 dhe 88 kuota të paplotësuara.

Ende nuk dihet se kur kandidatët për në shkollë të lartë, do të mund të plotësojnë formularin A3, i cili pritej që gjatë së hënës të shpërndahej në shkollat e mesme, por sipas informacioneve të fundit, ky formular nuk do të shpërndahet në këtë ditë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›