E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE,3.1 milionë euro ndihmë për rindërtimin e Gërdecit

3.1 milion euro është shuma që Komisioni Evropian ka ofruar për rindertimin e infrastrukturës së Gërdecit, i cili u shkatërrua pothuajse tërësisht pas shpërthimit të fabrikes së demontimit të municioneve në 15 mars të vitit të kaluar.Shuma do të përdoret për ndërtimin e një shkollë të re si dhe do të rindërtohen plotësisht rruga kryesore dhe rrugët e brendshme të fshatit Marqinet 1 dhe lagjes Llanaj.Granti për Gërdecin është pjesë e programit IPA për vitin 2008, i cili kap shifrën e 60,9 milion eurove dhe që kryesisht shkojnë në mbështetje të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Gjatë fjalës së tij, ambasadori i Këshillit të Evropës në Tiranë Albert Lohan theksoi se KE-ja do të ndihmë Shqipërisë në dy drejtime, së pari për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe së dyti për të investuar për rindërtimin e Gërdecit.
Sipas Lohan, marrëveshja për Gërdecin është e veçantë, pasi aty do të ngrihen laboratorë, të cilët do të masin ajrin dhe do të monitorojnë kushtet mjedisore, fondi për të cilin do të jepet nga KE-ja. "Kjo marrëveshje si reagim ndaj tragjedisë"-tha ambasadori i KE-së, duke shtuar se ngjarja në Gërdec ishte katastrofike. Lohan nënvizoi se do të jepej ndihmë për përmirësimin e kushteve në fshatin e tragjedisë të një viti më parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›