Aksidentohet rende nje burre ende i paidentifikuar
Tiranë, 9 mars 13:09 NOA – Një aksident ka ndodhur në orët e vona të ditës së djeshme në rrugën e Durrësit në kryeqytet.
Burime nga seksioni i Hetimit të Aksidenteve të policisë së Tiranës, thanë sot për agjencinë e lajmeve NOA se ngjarja ndodhi pranë firmës “Kadiu”, kur një automjet shtypi në ecje e sipër një burrë i cili mbeti i plagosur rëndë.
Nga hetimi doli se 23-vjeçari Erenik Ajdini, banues në Tiranë. duke drejtuar automjetin tip “Wolksvagen”, me targa TR 5758 R, ka aksidentuar një këmbësor ende i paidentifikuar rreth moshës 35 vjeç, i seksit mashkull.
I aksidentuari në momentin e përplasje ka qenë duke tentuar të kalonte në krahun tjetër të rrugës
Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë, ku mjekët thanë se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia tha se kreu ndalimin e 23-vjeçarit që e akuzon për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.
z.b/NOA