Ngjarje e rende ne Tirane, ne konfliktin mes dy burrave gjen vdekjen 3-vjecari

Tiranë, 13:24 NOA – Konflikti mes dy personave në periferi të Tiranës, ka precipituar deri në vdekjen tragjike të një fëmijë tre vjeçar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Shkozë” të Tiranës, bënë të ditur sot për agjencinë e lajmeve NOA, burime të seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit.
Dy vëllezërit Bexhet Shaban Vogli, 33 vjeç dhe Sali Shaban Vogli, 24 vjeç, që të dy banues në Shkozë, janë përplasur mes tyre për shkak të një konflikti për motive të dobëta.
Në një moment acarimi, ata janë grindur dhe goditur me grushte, me 40-vjeçari Ilir Faslliu, të cilit i kanë shkaktuar plagë të lehta në fytyrë.
“Si pasojë e këtij sherri, ka gjetur vdekjen një fëmijë 3 - vjeçar, i cili është ndodhur rastësisht në vendngjarje gjatë kohës së këtij konflikti”, - tha policia, pa dhënë hollësi të tjera.
Pas mbërritjes në vendngjarje, forcat policore ndërmorën arrestimin në flagrancë të dy vëllezërve Bexhet dhe Sali Vogli, të cilët i akuzon për veprat penale të “Vrasjes nga pakujdesia” dhe “Plagosjes së lehtë me dashje”.
z.b/NOA