E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koja:Problemi i PS-së,lidershipi i saj

Gjergj Koja, sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PSV'91 i ftuar në Ora News foli për koalicionin elektoral që kjo parti ka zhvilluar me LSI-në. Koja vlerësoi se kjo marrëveshje koalicioni bazohet në ide të qarta politike dhe jo mbi pazare. Marrëveshja parashikon një vazhdim bashkëpunimi në bashkë qeverisje dhe të realizojë ndryshimin e madh që po kërkojnë të gjithë njerëzit. Ne kërkojmë balancim dhe kontroll pushtetesh", tha ai. Sipas sekretart të Marrëdhënieve me Publikun në PSV'91 kjo parti synon që të mos shkojë asnjë votë e së majtës dëm.Ai deklaroi se u zgjodh marrëveshja e koalicionit me LSI-në sepse me këtë parti ndahen principe politike të qëndrueshme, por edhe sepse kjo parti është vërtetë një parti e majtë progresite."Synohet që në këtë koalicion të kemi një program të përbashkët zgjedhor me LSI-në", tha Koja. Sipas Gjergj Kojës, PSV'91 ky koalicion kërkon ndryshim në 28 qershor dhe jo pazare votash. "Ne do paraqesim njerëz të mirë në zgjedhje, njerëz që do dinë të bëjnë politikë për komunitetin", tha ai. Sipas Kojës,"Problemi i PS-së nuk është anëtarësia e kësaj partie, por lidershipi i saj". Lidhur me përgatitjet e PSV'91 për zgjedhjet e ardhshme, Koja tha se "Po ndërmarrim një fushatë të nxehtë, sidomos pas ngritjes së strukturave në të gjitha qarqet e Shqipërisë".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›