E Shtunë, 31 Tetor 2026

KEK: Kemi eksportuar energji në Shqipëri

Korporata Elektroenergjitike e Kosovës ka deklaruar se ka eksportuar energji në Shqipëri jo vetëm gjatë dhjetorit, por edhe gjatë nëntorit. Zëdhënësi i KEK, Viktor Buzhala, u shpreh se ditët e fundit të dhjetorit dhe gjatë janarit, KEK ka marrë energji elektrike nga korporata simotër KESH në formë shkëmbimi për aq sa e lejojnë kapacitet transmetuese.  Gjatë muajit nëntor dhe dhjetor, një pjesë të dhjetorit, ne kemi kthyer energji elektrike në Shqipëri. Bëhet fjalë për

20 deri në 63 megavat në orë. Mirëpo në fund të dhjetorit ne kemi filluar të marrim energji elektrike nga KESH-i, në mënyrë që t'i vinim në ndihmë, u shpreh Buzhala. KEK deklaroi se i ka kthyer KESH-it një pjesë të borxhit që i detyrohet përgjatë dy muajve dhe ka nisur të marrë energji nga Shqipëria vetëm në dy ditët e fundit të muajit dhjetor. Për këtë qëllim KEK ka ndalur nga puna dy njësi për prodhim të energjisë elektrike në TC Kosova A, në mënyrë që në Hidrocentralet e Shqipërisë rezervat hidrike të përdorën sa më shumë për prodhim të energjisë elektrike e të mos humbet uji. Kjo marrëveshje me KESH-in njëkohësisht ka ndihmuar edhe në uljen e rrezikut nga vërshimet e mëdha në Shkodër. Konkretisht, KEK ka marrë varësisht prej orës dhe ditëve deri në 300 MË për orë, apo mbi 5600 megavat brenda 24 orëve, qe nga data 26.12.2009. Gjithçka është bërë në bazë të marrëveshjeve KEK-KESH për shkëmbime të energjisë elektrike. Energjia e pranuar nga ana e KEK-ut prej Shqipërisë është energji e shkëmbyer dhe nuk paraqet shit-blerje të saj. KEK-u ndër vite bashkëpunon me KESH-in në fushën e shkëmbimeve të energjisë elektrike, tha Buzhala.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›