Greqia kërkon ndihmë nga FMN-ja

Gjendja e vështirë e financave e ka detyruar qeverinë e kryeministrit Jorgos Papandreu të kërkojë ndihmë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Qeveria ka takuar një delegacion të Fondit për ta ndihmuar në uljen e defiçitit buxhetor rekord.
Ndërkohë qeveria greke ka hartuar një plan për të dalë nga situata. Në të parashikohet mes të tjerave, dhe ulje të ndjeshme në pagesat për punonjësit e sektorit publik dhe pensionet.
Analistët thonë se kjo nuk është asnjëherë diçka e lehtë për t'u bërë, por në rastin e Greqisë, ata kanë frikë se mund të jetë gati e pamundur.
Ekonomia greke ka një sërë problemesh që janë grumbulluar nëpër vite, dhe që lidhen me keqmenaxhimin e bërë nga autoritetet e nivelin e lartë të korrupsionit të administratës shtetërore.