Besa e pranon: Na nxinë faqen ca ngrënës farash
TIRANE-Pas 24 orësh reflektim, klubi i Besës ka pranuar dje gabimin për mosmarrjen e masave organizative në ndeshjen me Skënderbeun. Në një deklaratë të bërë publike për mediat, kavajasit kanë kërkuar ndjesë për incidentet e shkaktuara, por nga ana tjetër nuk kanë harruar që të akuzojnë arbitrin Albano Janku si shkaktarin e gjithë "katrahurës" së dy ditëve më parë.
"E pranojmë se kemi gabuar në ndeshjen me Skënderbeun, por nuk mund të lejojmë që të na nxihet faqja nga disa ngrënës farash", thuhet në deklaratën për shtyp të nxjerrë dje nga klubi i Besës. "Ndërkohë, ne e shpallim gjyqtarin Albano Janku përjetësisht non-grata në Kavajë", thuhet më tej në këtë deklaratë. Në fakt, që pas ndeshjes së të hënës presidenti Nexhat Bizhdili ka deklaruar se gjyqtari nuk dha një penallti të pastër, gjë që acaroi tifozët. Vetë Albano Janku, i pyetur dje nga gazetarët, ka fajësuar raportet e acaruara mes dy klubeve si edhe prezencën në tribunë të ministrit të financave Ridvan Bode për dhunën e plasur në stadiumin e Kavajës të hënën pasdite. Gjyqtari ndërkombëtar ka qenë dje në zyrat e FSHF-së, duke u takuar me shefin e Sektorit të Garave Ilir Shulku, i cili gjithashtu ishte delegat në takimin e së hënës. "Për mendimin, gjithçka ishte e parapërgatitur, - tha Janku i pyetur nga gazetarët. - Pashë që tifozët ishin shumë të acaruar që në fillim. Duket se ka ndikuar shumë fakti që Skënderbeu ka marrë disa futbollistë të Besës, sepse ata sikur prisnin të ndodhte ajo që ndodhte", shtoi ai. Por, sipas gjyqtarit Albano Janku, një tjetër shkak i acarimit të tifozerisë ka qenë prezenca në tribunë e ministrit Ridvan Bode, një njeri i cili ka nisur t'i qëndrojë shumë pranë klubit korçar. Ndërkohë, për shefin e Sektorit të Garave Ilir Shulku, i cili ishte delegat i ndeshjes, reagimi i tifozëve ishte i pakuptueshëm, ndërsa ambienti ishte i gjithi i ngarkuar nga ana emocionale. "Në situata të tilla, arbitri nuk kishte çfarë të bënte, - tha ai. - Tani do të mblidhet Komisioni i Disiplinës që do t'i shqyrtojë këto ngjarje dhe me nismën e vetë klubeve, dënimet janë ashpërsuar. Të shohim sa do i përballojnë", tha Shulku.
(d.b/GSH/BalkanWeb)