KEK-u shkyç veriun

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë shkyçur nga rrjeti elektrik krejt veriun e Mitrovicës. Kjo ka hallakatur serbët e kësaj ane dhe krejt zyrtarët e lartë të shtetit të Serbisë. Zyrtarë të korporatës thonë se shkyçjen nga rrjeti kanë vendosur ta bëjnë pas mbingarkesës në rrjet që ka shkaktuar kjo pjesë e Kosovës. Serbët, sipas tyre, tregojnë se nuk kanë pranuar as t`iu përmbahen udhëzimeve të kësaj korporate që të aplikojnë planin ABC. Në këtë mënyrë kanë shkaktuar mbingarkesë, duke afektuar në disa prishje të vogla në rrjetin e kësaj korporate.
Për të parandaluar prishjet më të mëdha, KEK-u ka shkyçur krejt veriun e Kosovës nga rrjeti energjetik. Dhe, sipas deklarimeve nuk kanë ndërmend t`i kyçin derisa nuk iu përmbahen rregullave të korporatës.
Ne i kemi shkyçur nga rrjeti, pasi që ata nuk i janë përmbajtur planit ABC dhe kanë shkaktuar mbingarkesë në rrjet, tha Viktor Buzhala, zëdhënës i Korporatës Energjetike të Kosovës.
Ai tha se nuk e kanë as ndërmend të heqin dorë prej shkyçjes, pasi që nuk duan të aplikojnë standarde të dyfishta për qytetarët e Kosovës. Sipas tij, edhe serbët janë qytetarë të Kosovës dhe duhet t`iu nënshtrohen rregullave dhe projekteve të KEK-ut.
Në anën tjetër, mediat e Serbisë kanë shkruar se veriu i Kosovës po merr rrymë nga Serbia. Ky furnizim, i cilësuar si human, ka filluar menjëherë pasi janë shkyçur nga KEK-u.
Sekretari i Ministrisë së Energjetikës të Serbisë, Nikola Rajakovic, ka deklaruar se shteti i tyre në mënyrë humanitare është duke furnizuar pjesën e veriut të Kosovës me rrymë, pasi që janë përjashtuar nga KEK-u.
Ministria ka vendosur që përmes sistemit energjetik të Novi Pazarit, ta furnizojë me rrymë këtë pjesë të Kosovës ku jetojnë serbët, e citon ministrin agjencia B92.
Krejt kjo mungesë, sipas kësaj agjencie, është mbuluar me 20 megavat energji.
Kjo masë është aplikuar vetëm që mos të krijohet një katastrofë humanitare, jo vetëm në Veri, por edhe në tërë Kosovën. Serbia është përfshirë për ta parandaluar këtë katastrofë që e ka shkaktuar UNKIN-i, ka thënë sekretari Rajakovic.
Por, për drejtuesit e KEK-ut, shkyçja është normale, pasi që nuk janë respektuar rregullat e KEK-ut. Ne nuk kemi guxuar të lejojmë tërë atë masë të energjisë, pasi që ka mundur të shkaktojë prishje të mëdha në rrjet. Kjo na ka detyruar tua ndalim rrymën, tha Buzhala.
Burime të Expressit tregojnë se KEK-u i ka lutur serbët që t`iu përmbahen rregullave të kësaj korporate, pasi që furnizohen nga ta me rrymë. Por në asnjë rast, e as tash kur është rritur konsumi për shkak të dimrit, serbët nuk kanë punuar me instruksione të KEK-ut. Për këtë edhe janë shkyçur për herë të parë nga rrjeti energjetik. Nuk do të kyçen deri në kohën kur ta dëgjojnë këtë korporatë energjetike.