E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina fiton në Merdarë

Prishtina ka shënuar një fitore të vështirë, por shumë të rëndësishme në luftën për titull, pasi në Merdarë e ka mposhtu kampionin në fuqi Hysin me rezultat 2:3. Skuadra bardhekaltër mirë e nisi takimin kur për 1-0 shënoi Astrit Fazliu në minutën e 30-të.

Mirëpo, në minutën e fundit të pjesës së parë vendasit arritën që të barazojnë rezultatin në 1-1 me golin e Jashanicës. Pjesën e dytë më mirë e nisën vendasit kur kaluan për herë të parë në epërsi për 2-1 në minutën e 50-të me golin e Edon Zeqirit.

Por i disponuari për lojë Astrit Fazliu për dy minuta (minutën e 54’të dhe 55’të) shënoi dy herë për ti dhuruar kështu skuadrës së tij një fitore shumë të rëndësishme në garën për titull.

Pas kësaj tifozët e skuadrës së Hysit kanë qenë të pakënaqur me skuadrën e tyre. Ata kanë brohoritur ‘marre marre’ duke aluduar se futbollistët bardhezi i dhuruan fitoren bardhekatërve

Pas kësaj fitoreje Prishtina kryeson me 59 pikë, pesë më shumë se Trepça ’89 e cila takimin kundër Drenicës e zhvillon të dielën, kurse Hysi mbetet në pozitën e katërt me 47 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›