E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE:Qeveria ligj të dytë për ish-pronart

Autori i Lajmit: Majlinda PashollariBashkimi Evropian e cilëson ligjin e legalizimeve diskriminues për pronarët dhe kundër të drejtave të njeriut.Eksperti për çështjet ligjore i Këshillit të Evropes, i sugjeron qeverisë shqiptare të miratojë një ligj të dytë në parlament për kompesimine pronareve me argumentin: është absurde që shteti shqiptar të pagujë për kompesimin e pronare ndërsa ai që ka zaptuar pa leje të bëhet pronarë me të drejta të plota. Shpronësimi i pronarëve mund të bëhet për interesa publike. Në rastin e Shqipërisë është e dukshme që s’kemi të bëjmë me interesa publike, megjitatë kemi të bëjmë me probleme socile. Parimi i Gjykatës Evropiane është që kompesimi i pronarëve të jetë me vlerën e tregut. Këtë vlerë duhet të paguajë ai që ka ndërtuar pa leje dhe jo qeveria. E nëse kjo ndodh qeveria është duke bërë një veprim të pajustifikuar. Është e rrezikshme pasi ata që kane zaptuar pa leje nesër do të bëhen pronarë dhe do të mund të shesin pronën. Dhe kjo është absurde. Mbi 100 pronarë të mëdhenj i janë drejtuar Gjykatës së Strasburgut për të gjetur të drejtën e pronësisë. Ky numër parashikohet të shkojë edhe më tej pasi pronarët shqiptare kundërshtojnë ligjin në fuqi.
Ky lajm është publikuar: 27/09/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›