E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshkarexha “Karaisi” mbytet teksa peshkonte

Autori i Lajmit: Red.Vlorë: Një peshkarexhë ka mbetur prej 3 ditësh në bregdetin e Semanit duke mos gjetur rrugën për në portin e Vlorës. Peshkaraxha e Vlorës e quajtur KARAISI po peshkonte në ujërat e grykëderdhjes së lumit Vjosë në anën e Fierit kur ka ngecur në rërë, duke u bllokuar aty prej ditësh. Në momentin e zhvendosjes së saj nga rryma, peshkarexha kishte në ekuipazh 4 persona, ishin këta të fundit të cilët kërkuan edhe ndhmën për nxjerrjen e peshkarezhës nga rëra.Pas tre ditësh në vendin e ngjarjes për nxjerrjen e peshkarezhës ka ndërhyrë një rimorkiator nga Vlora por pa mundur ta nxjerrë mjetin prej andej për shkak të kapacitetit të vogël mbajtës. Është këkruar ndihma e rimorkiatorit nga Durrësi me kapacitet të mjaftueshëm për nxjerrjen e peshkarezhës. Peshkarezha është e gjatë 25 metra dhe peshon 25 ton. Sipas policisë kufitare peshkarezha e mbytur dhe të tjera janë paralajmëruar disa herë për mos peshkim në afërsi të bregut, pasi një gjë e tillë dëmton faunën.
Ky lajm është publikuar: 26/09/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›