E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kote kërkon uljen e dënimit me tre muaj

Autori i Lajmit: Red.

Klejdi Kote, i dënuar me 12 vjet burg për vjedhje me anë të mashtrimit, i kërkoi Gjykatës së Tiranës, uljen e dënimit, për shkak të sjelljes së mirë në burg. Aktualisht, Klejdi Kote vuan dënimin në burgun e Peqinit dhe i kanë mbetur për të kryer nga ky dënim edhe rreth 3 vjet burg. Në kërkesën dërguar Gjykatës, i dënuari Kote pretendon të përfitojë ulje të dënimit me 90 ditë. Gjykata e Tiranës mori dje në shqyrtim kërkesën e këtij të dënuari, ndërsa pritet të dalë në një konkluzion përfundimtar ditët në vijim. Klejdi Kote është dënuar nga Gjykata e Tiranës për veprën penale të "vjedhjes përmes mashtrimit" të 250 milionë lekëve të ish- Bankës së Kursimeve, disa vite më parë në Tiranë.
Ky lajm është publikuar: 26/09/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›