KËRKESA/ Raporti i OSBE-ODIHR për “11 Majin”, PD kërkon mocion me debat në Kuvend

Partia Demokratike i kërkon Kuvendit zhvillimin e një seance me mocion për debat që lidhet për raportin final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Me një shkresë zyrtare, selia blu i është drejtuar selisë së Kuvendit, ku duke renditur edhe pikat konkrete apo argumentet, kërkon mbajtjen e seancës së veçantë për të diskutuar gjetjet e raportit.
PD thekson se në këtë raport theksohet qartë shkelja e barazisë zgjedhore, përdorimit të makinerisë shtetërore, resurseve apo burimeve të saj financiare në këmbim të votës dhe deri tek përfundimi i devijimit të rezultatit zgjedhor.
Gjithashtu opozita ngre edhe çështjet e patronazhistëve dhe intimidimit të mbështetësve të saj para dhe pas zgjedhjeve.
Kërkesa e plotë e Partisë Demokratike:

