E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH, CEZ, OST: Të rritet cmimi i energjisë elektrike

TIRANË- Tre kompani KESH, OST dhe CEZ i kërkuan sot Entit Rregullator të energjisë për rritjen e cmimit të energjisë elektrike.

Propozimet u bënë publike sot gjatë seancës dëgjimore të thirrur nga ERE, ku do dëgjohen argumentat e tre kompanive dhe grupet e interesit. KESH kërkon rritjen e cmimit nga 1.48 lekë në 5.05 lekë. OST kërkon rritjen e çmimit nga 0.6 lekë në 0.73 lek për kW.Kurse CEZ propozon dy opsione për rritjen e cmimit të energjisë.

Opsioni i parë, rritja e cmimit mesatarisht me 4.6%, kurse opsioni i dytë mosrritje cmimi por zgjidhje përfundimtare të borxhit mes CEZ-KESH dhe qeverisë. Vendimi i ERE-s pritet në fillim të dhjetorit kurse tarifat e reja të energjisë nëse vendoset rritja e tyre priten të hyjnë në fuqi në fillim të janarit
(el.me/news24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Zeqo: KESH garanton energjinë për qytetarët

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›