E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH Ne Tetor do shitet energji ja 4 kompanite fituese

TIRANE- Korporata Elektroenergjetike Shqiptare KESH do te eksportoje gjate muajit tetor sasine e energjise prej 79.200 MWh ne Greqi Mali i Zi dhe Serbi permes kater kompanive fituse mes te cilave nje shqiptare.
Pas vleresimit dhe kualifikimit te ofertave qe bene disa kompani te huaja dhe ne perfundim te negocimit KESH ka shpallur fitues shoqerite EFT dhe ALPIQ dy kompani nga Zvicra GEN-I sh.p.k Tirane dhe Energy Supply LTD nga Bullgaria.
Burime te KESH-it thane sot se periudha e shitjes se kesaj sasie te energjise do te jete 22 ditore duke nisur nga data 8 tetor deri ne fund te muajit.

d.b/ATA/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›