E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH: Të dhëna për HEC-et në Drin e Ulëz

KESH nëpërmjet një njoftimi për shtyp ka publikuar të dhëna për HEC-et në Kaskadën e Drinit dhe Ulzës.
Sipas KESH deri në orën 13:00, Fierza ka një kuotë prej 292.48 m, ndërkohë që kuota maksimale është 296.00 m. Prurjet e Fierzës janë 1450 m3/sek . Derdhja e ujit në këtë HEC është 665 m3/s .
Në Koman ka një kuotë prej 173.63, ndërkohë që kuota maksimale është 175.00. Prurjet e Komanit janë 880 m3/sek. Derdhja e ujit në këtë HEC është 1700 m3/s .

Në Vaun e Djeës ka një kuotë prej 75.11, ndërsa kuota maksimale është 76.00. Prurjet e Vaut të Dejës janë 230 m3/sek. Derdhja e ujit në këtë HEC është 1800 m3/s.
Ndërsa në Ulëz e Shkopet ka një kuotë prej 128.12, ndërkohë kuota maksimale është 128.80. Prurjet e Ulëzës dhe Shkopetit janë 290 m3/sek. Derdhja e ujit në këtë HEC-et e Shkopetit e Ulëzës është respektivisht 300 m3/sek.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›