E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtrenjtohet ari

Çmimi i një unce (28.35 gr) ari në fund të vitit 2009 arriti vlerën 1.096 dollarë, që do të thotë se për 12 muaj ari është shtrenjtuar për 218 dollarë, përkatësisht 24.8 për qind, ndërsa rritja e fundit më e madhe, prej 286 dollarësh, është shënuar në vitin 1979, transmeton Reuters. Kjo është rritja më e madhe në tri dekadat e fundit në nivel vjetor.

Çmimi rekord është shënuar në fillim të muajit të kaluar, kur është arritur çmimi prej 1.220 dollarësh, kryesisht për shkak të interesit të përtërirë të bankave, por edhe frikës nga inflacioni i mundshëm dhe zhvlerësimi i monedhave kryesore. Në vitin e kaluar janë rritur fuqishëm edhe çmimet e metaleve të tjera të çmueshme.

Çmimi i platinit është rritur për shifrën rekorde prej 58.7 për qind, paladiumi është rritur për 220 për qind. Çmimi i bakrit është rritur për 49.1 për qind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›