E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramiz Alia Eksodi i 2 korrikut tronditi themelet e regjimit

/ /

Ngjarjet e 2 korrikut na zune ne befasi. Eksodi i pese mije qytetareve nga Tirana nepermjet ambasadave tronditi rende themelet e regjimit dhe pushtetit popullor. Reagimi i Ramiz Alise ne forumin me te larte te Partise se Punes dy dite pas largimit te refugjateve te pare eshte shperthyes e qortues. Shefi i regjimit komunist i kryqezuar nga situata e papritur terheq vemendjen e udheheqesve kryesore dhe jep porosite e rastit per te bere te pamunduren per kapercimin e veshtiresive te jashtezakonshme sic i vlereson ai. Me poshte botojme te plote fjalen e Ramiz Alise ne mbledhjen sekrete te Byrose politike te 14 korrikut 1990 nje dokument ky i papublikuar me pare...

Ju e dini ate ngjarjen qe na beri vaki me dy korrik ku u futen ne ambasadat e huaja rreth pese mije e ca vete. Ajo ishte nje dyndje e plote e njerezve qe i zuri organizmat tona ne befasi dhe u krijua ajo situate qe u krijua. Besoj se e mbani mend mbledhjen e fundit te Komitetit Qendror ne te cilen vendosem qe ti leme te ikin te pajisen me pasaporta dhe le te ikin. Mbi ate baze u be para dy ditesh evakuimi i tyre dhe kane ikur gati te gjithe rreth kater mije e ca veta. Mbreme kane ikur dhe ata qe ishin ne Ambasaden Hungareze. Sot ikin dhe ata qe jane tek Ambasada Turke dhe me kaq mbaron ky cikel. Perberja e ketyre njerezve domethene rreth kater mije ishin me pune cka e hedh poshte pretendimin se keta bukuroshe ishin te papune. Prej tyre vetem 400 ishin te papune. 20 per qind e tyre jane gra qe eshte nje gje shume e keqe vec femijeve. Nga pikepamja arsimore me arsim te larte ishin relativisht pak domethene 70-80 vete. Ca debile ca njerez koti.
Ketu u pasqyrua puna e dobet e organeve te Puneve te Brendshme te cilat u zune ne befasi por pune e dobet ishte edhe nga pikepamja e Sigurimit te Shtetit. Pune e dobet ishte sidomos nga ana e Komitetit te Partise se Tiranes. Se shiko si erdhi puna Ndodhi qe dhe emrat e njerezve qe ishin brenda u detyruam ti merrnim nga kerkesat per pasaporta qe erdhen nga ambasadat ku ata ishin strehuar sepse nuk i dinim. Une jam i bindur se edhe sot e kesaj dite qendrat e punes akoma nuk i dine emrat e tyte. Pra emrat e tyre ende nuk jane evidentuar nga analizat e punes nga apelet ne ndermarrje. Kur ketu ne Tirane nuk dime kush jane punetoret qe paguajme merre me mend se cmund te dime ne se cfare behet ne sharrat e Pukes merre me mend se cmund te dime ne se cbehet me punetoret e Maminasit ose te Vermoshit te sharrave te Bushtrices apo te fermes se Lushnjes dhe Fierit. Me nje fjale nga pikepamja administrative ne jemi per faqe te zeze. Rregullat ekonomiko-financiare ato administrative neper ndermarrjet tona nuk funksionojne. Paguhen borderote paguhen rrogat si pa gje te keq. Qofsha une i gabuar por kur me rezulton keshtu per Tiranen kur apeli mund te behet cdo dite ne oren shtate dhe kontrolli mund te ushtrohet vazhdimisht papengesa kam bindjen se gjetke situata mund te jete edhe me e rende. Kemi marre masa thone njerezit e partise. Po vrime ne uje eshte bere. Ndoshta mund ta ekzagjeroj une tani por kam te drejte kur behet fjale per 3500 vete te cileve ketu ne Tirane duhej tu merrnim emrat nga ambasadat pa le pastaj per ata jashte Tiranes. Ngjarja eshte me te vertete e rende. Organizata e partise se Tiranes nuk e tregoi veten komunistet u tulaten. Duhej te organizohej mitingu dje ne sheshin Skenderbej qe te ngrihej nje cike morali se ne pergjithesi ishin ne nivel shume te ulet. Natyrisht u bene disa perpjekje por ishin te pamjaftueshme. Ne Tirane ku ka 25 mije komuniste forca e tyre nuk ishte e plote perkundrazi dominonin parullat e reaksionit. Dolen parullat e kolones se peste qe jane kupton nga me ekstravagantet. Kjo ishte ngjarja per Tiranen. Por per kete ngjarje ne Tirane kane kontribuar edhe veprimtarite e disa rretheve te tjera. Ka pasur tentativa edhe nga Shkodra ku erdhen grupe njerezish me qellim qe te perziheshin me ata te Tiranes me qellim qe te futeshin ne ambasada e te krijonin gjullurdi ne kryeqytet. Organet e policise jane detyruar ti ndalojne e ti kthejne mbrapsht. Te tille ka pasur edhe nga Durresi e Kavaja. Gjendja mund te them se eshte e keqe edhe sot qe po flasim. Ndodhi ne Kavaje nje ngjarje shume e hidhur. Atje u vra nje njeri. U vra nje njeri kur keto forcat e sigurimit dhe te policise shkuan me ate teorine te krehim. Na dolen keshtu dhe teori te tilla. Dhe e krehen bukur. Vrasja e ketij njeriu shkaktoi nje turbullire ne gjithe qytetin. Vershuan njerezit aty dhe thyen te gjithe xhamat dhe vitrinat e qytetit. Madje jo vetem kaq por te nesermen kur u be varrimi shkuan aty me mijera vete. Komunistet nuk u ndjene gjekundi. A jane gjalle apo kane vdekur Parullat ishin nga me reaksionaret nga me armiqesoret kundra partise dhe pushtetit popullor Enver-Hitler. Muho Asllan-Sllobodan Hekuran-Sllobodan etj. Njerezit qe u kthyen andej dogjen dhe makinen e sekretarit te Pare te partise se Kavajes. Perfundimisht qyteti ra ne duart e tyre. Por ne dhame urdher qe mos te nderhynte policia se mund te behej katastrofa. Natyrisht derguam forca ushtarake atje me urdher te qendronin brenda ne kazerme dhe ata ne fakt nuk paten ndonje veprim por situata prape nuk eshte e mire. Prape ata elemente perdorin ciliminjte perdorin grate per ti nxjerre ne rruge per te demonstruar. I nxjerrin qe te bejne hero te vrarin. Vendosin lule te vendi ku eshte vrare. Komunistet nuk ndihen. Ngjarja e Kavajes nuk eshte e re ajo eshte perseritur edhe tri-kater here keto muajt e fundit ne forma te ndryshme. Shoku Muho Asllani eshte paralajmeruar te pakten une e kam paralajmeruar personalisht dy here qe te reflektoje per nje pune me te gjalle dhe efektive. Por ai vazhdon me punen e vjeter aq sa ne Kavaje Muhon nuk e shohin dot me sy. I irriton njerezit qofte dhe emri i tij. Ndodh kjo se Muhua nuk perdor metoden e bashkebisedimit e te dialogut me njerezit por me ta komunikon me urdhra e komanda. Nuk shikojme te jete marre asnje mase nga Komiteti i Partise se Durresit asnje mase per situaten ne Kavaje. Sot kam cuar aty shokun Foto ami vecanerisht per te shkarkuar sekretarin e partise se Kavajes Agron Tafen. Nuk eshte ai per sekretar partie. E cuan nga shef policie ne sekretar te Pare. Gabuam edhe ne. Gabuam se nderhyri shoku Muho dhe shoku Hekuran Isai. Na thane se eshte shok i mire. Shoke te mire ka shume por na duhet shok qe e do populli. Gabuam ne dhe ja cfare na ndodhi. Agron Tafa mund te bente per ne nje vend tjeter por nuk ishte per kete pune. Po situata nuk eshte e mire jo vetem ne Kavaje. Tere shoket duhet te kuptojne se sot eshte nje lufte per jete a vdekje. Sot behet nje lufte e rrepte midis pushtetit popullor e socializmit nga njera ane dhe reaksioni boteror nga ana tjeter i cili kerkon me cdo kusht shkaterrimin e pushtetit popullor zhdukjen e socializmit eliminimin e komunisteve. Pra lufta eshte ne keto dy llogore. Ne luftojme per te forcuar fitoret e revolucionit dhe pozitat e lirise si dhe pavaresise se atdheut. Kjo eshte rruga qe kemi caktuar dhe ne plenumet e fundit. Domethene rruga e revolucionarizimit e luftes kunder burokratizmit demokratizimi i jetes se vendit e te partise rruga e forcimit te marredhenieve te partise me masat e nxitjes se iniciatives se lire. Keto i kemi sintetizuar ne procesin e reformave ekonomike dhe atyre per persosjen e marredhenieve shoqerore ne fushen e politikes se jashtme etj. Keto nuk jane veprime taktike per tia hedhur ndokujt por jane masa korrigjuese plotesuese rregullime per te forcuar pozitat e pushtetit popullor. Pa keto nuk mund te shkoje perpara socializmi. Kunder nesh vepron armiku i jashtem. Ai lufton madje me te njejtat parulla si dhe ne per demokraci masive per lirite individuale per pluripartitizem politik. Por ndersa ne luftojme per forcimin e pushtetit popullor dhe socializmit qellimi i armikut eshte te likuidoje pushtetin popullor te likuidoje socializmin te heqe nga qarkullimi komunistet. Ka shume njerez qe kane rene viktima te propagandes se armikut. Jo rastesisht qarkullojne parulla pse ne nuk marrim kredi sikur te tjeret jane gati te na i shtrojne dhe ne vec te rrembejme. Ka te tjere qe thone pse nuk eksportojme fuqine punetore jashte. Por duhet ta dime se askush nuk ka kerkuar dhe askush nuk e pranon kete eksport. Pra duhet te jemi te vemendshem per te pare qellimet e verteta te ketyre parullave. Reaksionit i verbon syte fjala komunist prandaj bene ceshte e mundur per ta hequr nga fjalori. A ka komuniste me te devotshem ne thonjeza per sherbime te shquara ndaj imperializmit se komunistet jugosllave Nuk ka. fare po ndodh Edhe ata nuk i do imperializmi. Edhe ata po i zhduk po i heq. beri me ta ne Slloveni ne Kroaci A nuk meritonte per logjiken e tij nje monument Dubceku i cili ishte pararendesi i ketyre reformave E deshi aq sa i duhej reaksionit dhe pastaj e hodhi ne nje qoshe. Por jo more shoke. Borgjezise i duhen Havele Shvaseberger i duhen reaksionare te klasit te pare. Pra keto duhet ti kuptojme mire. Thame te benim nje miting pas asaj qe ndodhi ne ambasada por shoket hezitonin. Pse duhet bere thoshin do na ndodhe ndonje trazire etj etj. Edhe ketu ne Byro kishte frike. Shiko si i ngre vetullat Besniku Bekteshi. I thashe Piro Kondit se duhet bere patjeter se e kerkonte situata. Ne ne rruge armiku ne vrime. Ne ne shesh armiku futet skutave. Ne ne aksion armiku shtrihet perdhe. Ne qofte se nuk shkojme me mentalitete te tilla nuk kemi gje ne vije. Pra ne ne lufte armiku do terhiqet. Ne qofte se ne komunistet do te hame sapunin per djathe do na marre lumi. Flitej se ne miting nuk do te kete entuziazem se nuk do te jete shoku Ramiz. Por ja qe pati entuziazem dhe pa shokun Ramiz. Domethene se populli na kupton drejt kur ia themi drejt gjerat kur e prekim aty ku duhet. Edhe himni i flamurit i preku njerezit ne miting. Duhet ta dime se kemi nje force te madhe ne qe kur e veme ne veprim si ne rastin e mitingut ku ishin me shume se 120 mije veta sipas gazetes situata eshte nen kontroll. Tere ajo mase erdhi me shqetesim dhe donte te shperthente se kishte nje mllef kishte nje hall brenda dhe donte ta nxirrte. Nuk eshte ceshtja qe kemi veshtiresi e kjo na shkakton pakenaqesi jo po na mungon djathi jo po na mungon mishi e ku di une. Sigurisht edhe keto behen burim pakenaqesish por nuk jane keto shkaku i vertete i kesaj lufte. Shkaku i kesaj lufte eshte tjeter gje Duhet te shkaterrohet pushteti popullor pike Flitet per reformiste por ato jane pallavra me qellim qe te na percajne te na shkaterrojne. Reaksioni nuk i duhet askujt bile as atyre qe jane kompromentuar ne nje fare menyre me te. Hic fare nuk i duhen. Ne qofte se i do i duhen vetem per ti peshkuar per nje fare kohe. Per qellimet e veta ai ka njerezit e tij ka produktin e vet. Reaksioni e imperializmi per qellimet e veta edhe nje prostitute e ben heroine por ne fund te dites e flak tej se ka tjeter qellim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›