KESH, do t'i shesë energji vendeve fqinje
Duke marrë shkas prej situatës së fundit me shumë reshje dhe rritjes së prodhimit të energjisë. KESH ka vendosur të shesë një sasi të energjisë vendeve fqinje. Në përfundim të procedurës së negocimeve, KESH sh.a shpalli fitues shoqeritë "EGL", Zvicer dhe "EFT", Zvicër. Lëvrimi i energjisë do të kryhet nga tre drejtime, Greqi, Mali i Zi dhe Serbi. Ndërsa periudha e shitjes së energjisë do të jetë 30 ditë dhe më saktësisht deri më 31 janar 2010. Energjia që do të lëvrohet do të jetë rreth 164 milion këh.
Komisioni i Shitjes së energjisë elektrike zhvilloi procedurën e shitjes së energjise elektrike duke ftuar të marrin pjesë shoqëritë tregtare dhe prodhuese për të paraqitur ofertat e tyre.
Pas dëgjimit te ofertave nga shoqeritë tregtare dhe prodhuese, komisioni i shitjes administroi dhe vlerësoi ofertat e paraqitura prej tyre. Më pas komisioni i shitjes bëri kualifikimin e ofertave dhe vazhdoi procedurën e negocimit me shoqëritë përkatëse.