E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata nga reshjet, Prifti: Po menaxhojmë situatën

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Dritan Prifti tregoi siguri për situatën e reshjeve në veri të vendit. OSSH ka ka ulur importin në minimum, ndërkohë që gjatë natës e ka ndaluar plotësisht.
"Situata është e vështirë, edhe pse kemi hapur portat nga dita e djeshme dhe ka një përmirësim të lehtë, sërish nuk mund të themi se e kemi tejkaluar të keqen, pasi ditët në vazhdim parashikohen me reshje të rënduara"- tha Prifti.
Sipas tij, zona më e rrezikuar mbetet Shkodra, por janë marrë masa për të evakuuar banorët në rast se do të jetë e nevojshme.
Sipas ministrit për të shmangur çdo situatë katastrofe janë hapur portat në hidrocentrale për të shkarkuar ujin.
Aktualisht është ulur niveli i importit të energjisë elektrike, për të prodhuar sa më shumë nga hidrocentralet në vend.
Niveli i ujit në Hec-et kryesore, Koman, Vau i Dejës, Fierzë ka arritur pranë kufirit maksimal.
Lidhur me tenderin e energjisë që po zhvillohet në KESH, Prifti tha se sasia e energjisë që pritet të eksportohet është 6 milionë Kilovat Orë në ditë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›