BE dënon ekzekutimin e shtetasit britanik në Kinë
Presidenca suedeze e BE-së dënoi sot ekzekutimin në Kinë të shtetasit britanik, Akmal Shaikh dënuar me vdekje për trafik droge dhe i paraqitur si i sëmurë mendor nga familja e tij.
"Bashkimi Evropian dënoi me tone të ashpra ekzekutimin e Akmal Shaikh", theksoi presidenca në një komunikatë.
"Ajo shprehu keqardhjen e thellë që Kina nuk ka dëgjuar thirrjet e përsëritura të BE-së dhe të një prej shteteve të saj anëtare që dënimi me vdekje kundër Shaikh të shkëmbehej me një dënim tjetër'', shtoi BE duke kujtuar kundërshtimin absolut të BE-së për dënimin me vdekje.
Akmal Shaikh, 53 vjeç u ekzekutua sot herët në mëngjes në Urumqi me një injeksion vdekjeprurës, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Hsinhua.
''Ky është evropiani i parë i ekzekutuar në Kinë që prej 58 vitesh'', njoftoi Reprieve, një OJQ e ndihmës juridike me bazë në Londër.