E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH eksporton në mars, 14 mln kilovat orë energji në ditë

TIRANE- Rreshjet e dendura të javëve të fundit po rezultojnë me shumë fitim për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Gjatë këtij muaji KESH-i do të eksportojë mesatarisht rreth 14 milionë kilovat orë energji në ditë, niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë.
Në Korporatë është zhvilluar tenderi ndërkombëtar për eksportin e energjisë ku fituese janë shpallur 9 kompani. Enegjia do të shitet sipas bursës greke me një cmim që varjon nga 40 deri në 42 euro për megavat orë.
Vetëm nga eksporti i energjisë këtë muaj, KESH-i pritet të fitojë rreth 17 milionë euro. Ndërkohë që fitimi i siguruar vetëm në 2 muajt e fundit nga shitja e energjisë llogaritet në rreth 20 milionë euro.
Burime zyrtare pranë Korporatës bëjnë të ditur se këto para do të përdoren për të shlyer borxhet.
Mësohet se gjatë 3 muajve të fundit KESH-i ka paguar rreth 6 miliardë lekë detyrime të prapambetura.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›