E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eulex: Një i arrestuar në lidhje me rastin Bllaca

PRISHTINë- Policia e EULEX-it ka arrestuar sot Shpresim Ukën, njërin nga emrat e përmendur nga Nazim Bllaca, i cili veten e ka paraqitur si ish-pjesëtar i SHIK-ut.
Zyrtarët për shtyp të EULEX-it konfirmuan se është arrestuar një person në lidhje me “Rastin Bllaca”, por nuk dhanë identitetin e tij. Detaje rreth rastit thuhet se do të jepen gjatë ditës.

Ndërsa gazeta “Zëri” raporton se Shpresim Uka po merret në pyetje në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë nga EULEX-i.

Në janar, policia e EULEX-it kishte arrestuar Driton Hajdarin, po ashtu i përmendur në CD-në inkriminuese të Bllacës. Ndërkohë që vetë Bllaca, i cili në prononcimet publike ka thënë se ka marrë pjesë në së paku një vrasje, ndodhet në arrest shtëpiak që prej nëntorit të kaluar.
(m.a/express/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›