E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH fitime nga eksporti, 12 mln KWh në ditë

TIRANE- Rreshjet e bollshme të shiut po i sjellin Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare fitime të konsiderueshme. Tashmë prej ditësh eksporti ka arritur nivelet rekord të rreth 12 milionë kilovat orëve në ditë, duke mbushur arkën e KESH-it. Energjia po shitet me një cmim rreth 35 euro për megavat orë të kompanitë zvicerane WEFT dhe EGL, fituese në tenderin ndërkombëtar për janarin. “Shitjen e energjisë e bëjmë me bursë greke minus humbjet e transmetimit të cilat shkojnë në rreth 2.5 deri 2.6%. Cmimi është afërsisht me një diferencë 12 euro më i lartë se sa çmimi i blerjes që e bën OSSH-ja ” shpjegon Stojku. Gjatë vitit 2009, KESH-i siguroi nga shitja e energjisë një shumë prej 25 milionë euro. Ndërkohë që gjatë këtij viti pritet dyfishim i kësaj vlere. Sipas kreut të Koorporatës, Stojku këto para do të përdoren për të shlyer borxhet. “Këto para që po mbledhim do të shkojnë kryesisht në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura që kanë qenë që nga viti 2007-2008 , që janë përdorur për blerje masive të energjisë gjatë periudhës së thatësirës” u shpreh Stojku. KESH ka parashikuar të vazhdojë eksportin e energjisë elektrike deri në fund të muajit maj. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›