Korea e Jugut, gazetari ngrin duke raportuar
SEUL- Një reporter në Korenë e Jugut u shndërrua në yll brenda natës, pasi arriti të sjellë për publikun e vendit të tij situatën me reshjet e borës në Seul duke i mahnitur të gjithë. Shpatullat e tij ishin tejmbushur me dëborë dhe gazetari 32 vjecar ishte pothuasje duke ngrirë. Video e publikuar edhe në internet është një nga më të klikuarat mes shikuesve. Gazetari Park Dae-Gi, qendroi nga ora gjashtë deri në orën 8 të mëngjesit në dëborë duke raportuar për reshjet që kanë përfshirë Korenë e Jugut. Gazetari mori shumë mesazhe nga shikuesit e videos, disa prej të cilëve e quanin atë një profesionist të vërtetët që sfidon vështirësitë për të sjellë lajmin te teleshikuesit. Vetë gazetari u shpreh se ndihej i habitur nga gjithë kjo bujë që kishte bërë publikimi i videos, megjithatë tha se i vinte mirë që të paktën kishte arritur të dëfrente ata të cilët po kalonin një periudhë të vështirë me reshjet e dendura. (e.n/News24/BalkanWeb)