Bllokohet dy here autostrada Tirane-Durres
Dje paradite autostrada Tirane-Durres eshte bllokuar per gati pese ore per shkak te sasise se madhe te ujit qe kishte mbuluar rrugen ne kthesen e Kasharit. Prezenca e ujit u shtua gjate oreve te paradites per shkak te reshjeve te shumta te shiut duke bere qe automjetet qe qarkullojne ne te dyja krahet te pengohen ne levizjen e tyre normale deri ne bllokimin teresisht te qarkullimit ne kete aks. Kjo ka sjelle nje trafik te renduar ne autostrade nderkohe qe organet kompetente kane nisur menjehere punen per normalizimin e situates. Ne hyrje te autostrades Tirane-Durres kane dale dje efektive te shumte te Policise Rrugore te kryeqytetit qe kane orientuar drejtuesit e mjeteve te perdorin rrugen tjeter ate te Ndroqit.
Autostrada eshte bllokuar serish ne mbremje kete here prane Shenavlashit ku perseri policia rrugore ka urdheruar levizjen e detyruar te automjeteve nga rruga e vjeter. Nderkohe rruga Maminas-Gjiri i Lalzit eshte demtuar ne pjese te ndryshme te saj.