Buxhuku Jemi pro procesit por kujdes me cmimet
Debati per kasat fiskale ka perfshire detyrimisht edhe biznesin e madh i cili ishte i pari qe kerkoi formalizimin e ekonomise dhe kalimin e te gjitha subjekteve ne rrjetin e faturave dhe te deklarimit real.
Konfindustria kerkon nga ekzekutivi shqiptar qe te plotesoje sa me shpejt per te gjitha llojet e bizneseve pa perjashtim perfshi edhe te ashtuquajturin biznes i vogel ne te gjithe hapesiren e vendit vendosjen e kasave fiskale si nje nga kushtet e domosdoshme per formalizimin e ekonomise ne teresi. Shqiperia nuk mund te veproje ndryshe nga vendet e tjera te Bashkimit Europian.
Konfindustria duke vleresuar se formalizimi i ekonomise kombetare eshte qellim strategjik me permasa te verteta shtetformuese qe kerkon mirekuptim te te gjitha ngjyrave te vendimmarrjes politike per tu kryer pershendet qendrimin e opozites per mbeshtetjen ne parim te procesit te pajisjes me kasa fiskale per gjithe bizneset e vendit perfshi edhe tregtaret e pakices deklaroi dje administratori i pergjithshem Gjergj Buxhuku.
Njekohesisht Konfindustria kerkon nga ekzekutivi te gjenden mjetet dhe menyrat lehtesuese financiare per te bere te mundur pajisjen e tregtareve te pakices me kasa fiskale me kosto sa me te ulet si dhe te shmanget me cdo kusht cdo mundesi spekulimi per perfitime te padrejta individesh dhe kompanish private qe godasin drejtperdrejt ne menyre te perseritur vete qellimin e nismes ne fjale.
Konfindustria vlereson se pikerisht ne hallken e nderprere te pikes se lidhjes ligjore te tregtise me pakice/biznes i vogel me konsumatoret fundore qytetaret ndodhin te gjitha rrjedhjet e shmangies financiare si edhe lindin trysnite nga poshte-siper per prodhimin e evazionit fiskal ne te gjithe procesin tregtar ne Shqiperi qe ende e kalon masen e papranueshme prej mbi 50 per qind te PBB-se dhe ka pasoja shkaterruese sidomos per industrite prodhuese te rregullta te vendit dhe rrenuar mireqenien e qytetareve ne pergjithesi.
Konfindustria ka mbi tre vjet qe ka kerkuar publikisht njekohesisht prane Sali Berishes si Kryeminister i Shqiperise dhe Edi Rames si kryetar te Partise Socialiste per domosdoshmerine e ndryshimit rrenjesor te shkalles se papranueshme te formalizimit te ekonomise shqiptare. Vendosja e kasave fiskale per gjithe nivelet e biznesit eshte veprim i rendesishem qe shoqeruar me shtrirjen e perfshirjes ne skemen e TVSH deklarimin e te ardhurave personale shoqeruar me njohjen e shpenzimeve te zbritshme per qytetaret jane mjetet e duhura per formalizimin e ekonomise shqiptare sipas kendveshtrimit te Konfindustrise tha Buxhuku.