KESH-i publikon të dhënat për HEC-et

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka publikuar të dhënat për situatën në kaskadën e Drinit deri në orën 10:00.
Kështu sipas KESH-it në Fierzë, niveli i liqenit shënoi 284.77 m. Prurjet në liqen vazhdojnë me 550 m3/sek, ndërsa shkarkimet me 637 m3/sek.
Ndërsa në Koman, niveli i liqenit paraqitet në kuotën e 171.88 m, prurjet në të janë me 807 m3/sek, ndërsa shkarkimet me 945 m3/sek.
Në Vaun e Dejës niveli shënon 73.40 m, ku prurjet shënojnë 810 m3/sek, kurse shkarkimet me 950 m3/sek.